Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të votojë kundër zgjatjes së afateve të organeve të vettingut, duke e cilësuar si bashkëqeverisje Basha-Rama.
Para Kuvendit, Berisha theksoi se vettingu është përdorur nga kryeministri Edi Rama por “gjueti shtrigash” dhe se i gjithë procesi ka shkelje ligjore të rënda.
“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. I kam shprehur qëndrimet e mia nda ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet me shkleje të rënda ligjore dhe u përdor nga Rama me nidhmën e mikut të tij Soros. U përdor për spastrime krahinore, klasore e fetare të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do votoj në kundërshtim me atë që besojnë shqiptarët”, tha Berisha./Opinion.al