Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka kërkuar sot regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore, në KQZ.
Kandidatët e këtij koalicioni, të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, kandidojnë nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë” e përbërë nga LSI dhe Partisë Demokristiane.
Komisioni i Rithemelimit nuk u njoh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por LSI dhe PDK u regjistruan këtë të martë në këtë institucion, nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë”.
“Shtëpia e Lirisë” ka kërkuar regjistrimin e kandidatit të të Shkodrës, Bardh Spahia dhe atë të Bashkisë së Lushnjës, Elton Bano./Opinion.al