Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta bën publike përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese

2022/02/08 at 9:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis seanca për shkarkimin e Metës, kërkesa e këshilltarit të Presidentit

Presidenca iu ka kthyer përgjigje 72 pyetjeve që trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese i ka bërë palës së presidentit Meta gjatë seancës gjyqësore, ku u shqyrtua kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.


Pyetjet u publikuan në faqen zyrtare të presidencës, ku thuhet:

“Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjithë pyetjeve, rezultoi se disa prej tyre në dukje përmbajnë elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik”.

Ndërkohë pyetja e parë lidhet me qëndrimet dhe deklaratat e Presidentit  në kanale televizive.

Pyetje: Gjykata ju ka përcjellë, krahas vendimit të Kuvendit edhe provat përkatëse: deklarata e qëndrime tuajat në kanale televizive, në konferenca shtypi, takime, postime në Facebook, faqen zyrtare në website, etj. A keni paraprakisht ndonjë rezervë për vërtetësinë e tyre?

Përgjigje: Provat e marra, përmes një procesi të parregullt ligjor, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe rregullat e përcaktuara për këtë qëllim, ashtu siç dhe kemi parashtruar, janë të papërdorshme dhe të pavlefshme. Të gjitha provat që Kuvendi pretendon se ia ka depozituar Gjykatës Kushtetuese, janë marrë përmes një procesi antikushtetues, në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 8891/2002, dhe Rregullores së Kuvendit. Rrjedhimisht, dhe produkti i prodhuar duke u bazuar mbi to, është i pavlefshëm dhe i papërdorshëm. Siç është kërkuar në parashtrimet tona, Gjykata kushtetuese ka për detyrë të shfuqizojë të gjitha vendimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Meta është pyetur edhe se si e realizoi Presidenti rolin e përcaktuar në Kushtetutë si përfaqësues i unitetit të popullit.

Pyetje: Si e realizon Presidenti rolin e përcaktuar në Kushtetutë (neni 86) si përfaqësues i unitetit të popullit?

Përgjigje: Presidenti e realizon këtë rol, në mbështetje të Kushtetutës, të ligjeve të vendit, të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me rolin dhe pozitën që Kushtetuta i ka dhënë. Në funksion të këtij roli, Presidenti ka shprehur shqetësimet e tij, ndaj gjithë institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike, sa herë që ai ka konstatuar që ata kanë dalë jashtë kornizës 18 së Kushtetutës dhe ligjit, me veprimtarinë e tyre, dhe veçanërisht në periudhën e zgjedhjeve ku situata politike shoqërore në vend u rëndua së tepërmi. Presidenti, inkurajoi dhe nxiti organet ligjzbatuese që të vepronin me përparësi, ndaj ngjarjeve tragjike si ajo e Elbasanit, ku për fat të keq pati dhe humbje jete, të Kavajës, Fierit, me qëllimin e vetëm parandalimin e përshkallëzimit të tensionimit të situatës që do të komprometonte rëndë procesin zgjedhor dhe paqen sociale. Është fakt se në të gjitha rastet e këtyre konflikteve, shkaktarët i përkisnin mazhorancës. Ashtu siç është fakt se këto ngjarje erdhën si rezultat i mos hetimit në kohë të denoncimeve të bëra për elementë të përfshirë në krime zgjedhore, si rezultat i mosveprimit në kohë nga ana e policisë dhe institucioneve ligjzbatuese për të ndaluar elementët kriminalë, dhe mbështetjes politike që këta elementë gëzonin, e që është e provuar publikisht.

Po ashtu në përgjigjet e pyetjeve flitet edhe për dyshime të forta për manipulim të një prove shkresore.

“Mes këtyre dy versioneve rezultojnë qartë disa ndërhyrje që ngrenë dyshime të forta për manipulim të këtij dokumenti, me qëllim rrëzimin e pretendimeve të faktuara të Presidentit të Republikës për shkeljet procedurale që ka kryer Kuvendi i Shqipërisë gjatë gjithë procesit të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Jemi thellësisht të tronditur se si mundet organi i Kuvendit të Shqipërisë, apo administrata e tij, që në përmbushje të një qëllimi të pastër politik, për të mbrojtur para Gjykatës shkeljet që ka kryer në mënyrë flagrante, arrin të manipulojë dhe përmbajtjen e akteve të veta”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se për këtë rast Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të ngrejë padi në Prokurori.

Përgjigjet e pyetjeve /Opinion.al

 

 

 

Etiketa: gjykata kushtetuesemeta


Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Fier/ Gjendet e vdekur gruaja me plagë thike në gjoks, policia jep detaje

Fier/ Gjendet e vdekur gruaja me plagë thike në gjoks, policia jep detaje

Basha: Reformat zgjedhore,territoriale,lufta kundër korrupsionit,prioritete të PD

Basha: Reformat zgjedhore,territoriale,lufta kundër korrupsionit,prioritete të PD

Tensionet në Ukrainë/ Basha: PD mbështet SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike

Tensionet në Ukrainë/ Basha: PD mbështet SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}