Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina/ Rusia grumbullon rreth 70% të kapacitetit ushtarak për pushtim të plotë

2022/02/06 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina/ Rusia grumbullon rreth 70% të kapacitetit ushtarak për pushtim të plotë

Avionë luftarakë rusë kanë mbërritur në aerodromin ushtarak në Brest të Bjellorusisë. Avionët e tipit Su-25M janë të projektuar për të goditur objektiva tokësore dhe veprojnë në mbështetje të manovrave të njësive në tokë. Ndërkaq, ish-miliarderi rus Mikhail Khodorkovsky tha për kanalin Sky News se Presidenti rus Vladimir Putin ka realisht frikë që të fillojë luftën në Ukrainë.

Avionët luftarakë rusë Su-25M kanë mbërritur në Bjellorusi nga rajoni Primorsky i Rusisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Televizioni i ushtrisë bjelloruse, “Voyen TV”, tregoi pamje të avionëve, të projektuar për të mbështetur forcat tokësore, ndërsa mbërrinin në pistën ajrore në rajonin Brest.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rusia ka mbledhur të paktën 70% të forcave që do t’i duheshin në rast se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një pushtim të plotë të Ukrainës. Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti paraqitën një sërë treguesish që sugjerojnë se zoti Putin synon fillimin e një pushtimi në javët në vazhdim.

Ndërkaq, Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i gazit rus tashmë në mërgim, i tha kanalit Sky News se realisht presidenti rus ka frikë të fillojë një luftë në Ukrainë.

“Putini nuk di vërtet se cili do të jetë reagimi i shoqërisë. Është një prej arsyeve pse ka frikë vërtet të fillojë luftën, sepse nëse lufta rezulton jopopullore, njerëzit do të protestojnë dhe jam i sigurtë se njerëzit nuk do ta mbështesin këtë luftë. Por, ai nuk di se sa i fortë do të jetë reagimi dhe kësaj i trembet vërtet”, tha zoti Khodorkovsky.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se ka lëvizje domethënëse ditët e fundit të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë, vend fqinj i Ukrainës.

Kremlini thotë se stërvitja në Bjellorusi që pritet të përfundojë më 20 shkurt, është një përgatitje për të smbrapsur forcat e huaja dhe thotë se njësitë do të tërhiqen pasi të përfundojnë manovrat.

Bjellorusi ka kufi të përbashkët me vendet anëtare të NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, ndërsa Ukraina gjendet në kufirin e saj jugor./ VOA

Etiketa: rusiukraine

Ju sugjerojmë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
Bota

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 Qershor, 2025 7:22 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
Rajoni

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

13 Qershor, 2025 6:48 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit
Rajoni

Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit

13 Qershor, 2025 6:09 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Seanca plenare në Kuvend do të zhvillohet më 16 qershor

13 Qershor, 2025 5:38 pm
Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Para
“As të njohim, as na njeh”,mbesa habitet kur sheh hallën që nuk e ka takuar kurrë

“As të njohim, as na njeh”,mbesa habitet kur sheh hallën që nuk e ka takuar kurrë

Shqipëria ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Evropë

Bie numri i vaksinimeve anti-Covid

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

TE FUNDIT

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara “dinin gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj ndërtesave...

Lexo më shumë

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
13 Qershor, 2025

Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
13 Qershor, 2025

Pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, Izraeli ka anuluar fluturime me shumë vende të botës, përfshirë edhe me Shqipërinë. Avioni i...

Lexo më shumë

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
13 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com