Policia kosovare ka arrestuar mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn.
Ashtu siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, Molliqaj merret me forcë nga efektivët e policisë. Mediat kosovare shkruajnë se ai u arrestua në afërsi të zyrave të një televizioni në Kosovë.
Mësohet se Molliqaj ishte i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike.
Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që prej ditës së protestës pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku ai godet një efektiv të policisë.
Kujtojmë se Dardan Mulliqaj është bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini./Opinion.al