Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Trump duke kërcyer në tubim: Nëse fitoj, do i fal protestuesit e 6 janarit

2022/01/30 at 3:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Trump duke kërcyer në tubim: Nëse fitoj, do i fal protestuesit e 6 janarit

Ish-presidenti Donald Trump të shtunën hodhi tezën e një kandidature të mundshme presidenciale në vitin 2024 dhe tha se nëse do të zgjidhej sërish President i SHBA do të konsideronte faljen e atyre që u akuzuan në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, teksa certifikohej fitorja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e Trump erdhën gjatë një mitingu të stilit të fushatës së tij në Teksas, ku nuk mungoi edhe kërcimi i tij i zakonshëm.

Në këtë tubim Trump u “ankua” për ndjekjet penale me të cilat janë përballur rebelët që mësynë në Kapitol për të ndërprerë numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor pasi ai humbi zgjedhjet e 2020.  Ai tha se rebelët po trajtohen në mënyrë  të padrejtë.

“Nëse garoj dhe fitoj, do t’i trajtojmë njerëzit e 6 janarit me ndershmëri”, tha Trump. “Do t’i trajtojmë ndershmërisht dhe nëse do të jetë nevoja edhe do t’i falim. Sepse po trajtohen në mënyrë kaq të padrejtë”, tha Trump.

Komentet e tij pasqyrojnë ndjenjën që po rritet midis republikanëve se protestuesit e Kapitolit duhet të falen dhe ngjarjet e asaj dite të harrohen, pasi komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte 6 janarin ka lëshuar një sërë thirrjesh për individë dhe organizata si pjesë e hetimit të tij dhe pritet të lëshojë një raport të përkohshëm mbi gjetjet këtë verë.

Disa nga aleatët e Trump në Kongres kanë kërkuar falje për rebelët. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një pretendent i mundshëm republikan për president të vitit 2024, kohët e fundit i quajti përkujtimet njëvjeçare të trazirave të Kapitolit si një përpjekje për të “njollosur” mbështetësit e Trump.

Sulmi në godinën e Kapitolit është konsideruar si më i keqi i ndodhur që prej Luftës së vitit 1812, kur godina u dogj nga anglezët.

Protestuesit ishin mbledhur aty pas deklaratave të Trump se zgjedhjet ishin vjedhur nga Biden./Opinion.al

Etiketa: shbatrump

Ju sugjerojmë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Para
Zgjedhjet e 6 Marsit, Ristani: Komisioni për Rithemelimin drejt një koalicioni

Zgjedhjet e 6 Marsit, Ristani: Komisioni për Rithemelimin drejt një koalicioni

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

Kosova shënon 2.390 raste të reja me koronavirus

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus

TE FUNDIT

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com