Aktualitet

Zgjedhjet e 6 Marsit, Ristani: Komisioni për Rithemelimin drejt një koalicioni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 30/01/22 |
Opi Nion

Teksa po zhvillohen votimet per primaret, Arben Ristann nga Bashkia e Vorës,  është shprehur se Komisioni i Rithemelimit të PD-së është drejt një koalicioni për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ristani tha se detajet do të bëhen publike në një moment të dytë nga Komisioni për Rithemelimin.

Nga bisedat e zhvilluara deri në momentet e fundit besoj që jemi drejt një koalicioni dhe kandidatët do të jenë të mbështetur nga një koalicion partish. Për detajet do të njoftojmë në një deklaratë publike që do dalë nga Komisioni i Rithemelimit ku do dalin edhe detajet. Të dhënat nuk mund t’ua jap tani sepse akoma nuk janë dizejnuar përfundimisht”, tha Ristani.

Më tej, Ristani u shpreh se kandidatët e vetëm të PD-së do të jenë ata që dalin nga procesi i primareve, ndërsa për kandidatët e PD-së zyrtare u shpreh se janë të pallogaritshëm.

PD do të ketë kandidatin e vet të dala nga këto zgjedhje që shihni, ndërsa kandidatët e “bravës” për mua janë të pallogaritshëm në këto zgjedhje”, tha Ristani./Opinion.al

Pas