Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria i vetmi vend europian ku ekonomia bie dhe shpenzimet e familjeve rriten

2022/01/18 at 8:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ISHP: 80 % e rasteve me Omicron, të shtruarit në spital vetëm me Delta

Në vitin 2020 ekonomia e gjithë botës shënoi rënie për shkak të ndikimit negativ që dha përhapja e pandemisë në vitin e parë të saj.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e Shqipërisë shënoi rënie me 4 për qind por në paradoks më të dhënat e Europës në vend që të shpenzimet e familjeve shqiptare të uleshin, për shkak se ekonomia ra, ato përkundrazi u rritën.

Në vitin 2020 ekonomia e Europës shënoi rënie me 6.4 për qind, por ndërkohë shpenzimet mesatare të familjeve europiane shënuan tkurrje mesatare me 8% sipas të dhënave të Eurostat.

Në Europë shpenzimet e familjeve shkuan në të njëjtën trajektore me zhvillimet ekonomike, ndërsa në Shqipëri ekonomia ra, por shpenzimet e familjeve për vitin pandemik u rriten me 1.5% sipas raportimeve të INSTAT. Duke e krahasuar me të dhënat e Eurostat, Shqipëria është i vetmi europian që ndonëse ekonomia pësoi rënie shpenzimet e familjeve u rriten.

Eurostat raportoi se në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u ulën me 8%, në mënyrë të paprecedentë krahasuar me vitin 2019. Në fakt, të gjitha shtetet anëtare të BE-së shënuan një rënie në shpenzimet e konsumit të familjeve.

Ky është reduktimi më i madh vjetor i regjistruar që nga fillimi i serive kohore të Eurostat dhe kjo ndodhi për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Masat e distancimit social, kufizimet e vendosura nga qeveria për lëvizjen e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike jo thelbësore ndikuan rëndë shpenzimet e konsumit të familjeve.

Të krahasuara me vitin 2019, shpenzimet e familjeve në vitin 2020 pësuan rënien më të madhe në Maltë (rreth -22%), e ndjekur nga Kroacia, Spanja dhe Greqia (rreth -16%).

Nga ana tjetër, uljet më të vogla u regjistruan në Sllovaki dhe Danimarkë (të dyja rreth -2%), të ndjekura nga Lituania dhe Polonia (të dyja rreth -3%), ndërsa Shqipëria kishte rritje me 1.5%.

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri shpenzimet mesatare mujore për konsum për një NjEF, të përbërë mesatarisht nga 3,6 persona, ishin 83.475 lekë. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2020, është 1,5% më i lartë se në vitin 2019. Në Shqipëri sipas INSTAT shpenzimet e konsumit u udhëhoq grupin “Shëndet” me 28,0%. INSTAT raportoi se rritja e shpenzimeve për këtë grup erdhi nga rritja e lartë e shpenzimeve për vitamina gjatë pandemisë!.

Shpenzimet e bëra në grupin “Restorante dhe hotele” kanë shënuar rritje prej 17,1%, krahasuar me vitin 2019, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupet: “qëndrime dhe shërbime për një natë në hotele, komplekse hotelesh, fshatra turistike, kampingje brenda vendit” si dhe shpenzime për “ushqim të shpejtë përfshirë edhe shërbimet taksi të ofruesve të ushqimit”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Transport” kanë shënuar një rritje prej 5,7%, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “shpenzime për qira të garazheve/hapësirave të parkimit si dhe “shërbimet taksi”./Monitor

Ju sugjerojmë

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Aktualitet

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

31 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez
Bota

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez

31 Korrik, 2025 5:50 pm
U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike
Bota

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike

31 Korrik, 2025 5:38 pm
Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin
Bota

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

31 Korrik, 2025 5:29 pm
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Mënyra më e shpejtë për fundin krizës në Gaza është dorëzimi i Hamasit

31 Korrik, 2025 5:06 pm
U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza
Bota

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza

31 Korrik, 2025 4:59 pm
Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona
Bota

Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona

31 Korrik, 2025 4:51 pm
Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?
Life Style

Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?

31 Korrik, 2025 4:48 pm
Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri
Sport

Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

31 Korrik, 2025 4:33 pm
Para
Britania e Madhe furnizon me armë Ukrainën që të mbrohet nga Rusia

Britania e Madhe furnizon me armë Ukrainën që të mbrohet nga Rusia

Mjekët do përfitojnë bonusin 1,000 € deri në përfundim të pandemisë

Mjekët do përfitojnë bonusin 1,000 € deri në përfundim të pandemisë

Ky është shqiptari që u arratis nga burgu grek dhe u arrestua nga policia më pas

E la e dashura, shqiptari 32-vjeçar në Greqi i jep fund jetës

TE FUNDIT

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
31 Korrik, 2025

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja...

Lexo më shumë

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez
31 Korrik, 2025

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së...

Lexo më shumë

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike
31 Korrik, 2025

Kampionia e dyfishtë olimpike gjermane në biatlon, Laura Dahlmeier, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë një ngjitjeje malore...

Lexo më shumë

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin
31 Korrik, 2025

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të "ngrijë" marrëveshjen tregtare me Izraelin. Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com