Vijon të rritet numri rasteve të reja dhe i viktimave nga COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36.264 raste të reja me COVID.
38 të infektuar janë zbuluar gjatë kontrolleve në doganat në hyrje të shtetit grek. Ndërkohë, numri i viktimave është 78 në 24-orarëshin e fundit. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar në total 20.990 viktima./Opinion.al