Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Peshkopi-Maqellar.
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Peshkopi-Maqellar. Sipas policisë, një automjet i tipit “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet E.H..
Paraprakisht bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar edhe shtetasit; P. H., D. H., dhe A. H., të cilët po udhëtonin në automjet.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.