Kronikë

Video/Dy aksidente brenda pak minutash në Bulqizë, shkak ngricat në rrugë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 03/01/22 |
Opi Nion

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Bulqizë. Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në zonën e quajtur “Pishat”, ndërsa shkak i tyre ka qenë prezenca e akullit në rrugë.

Raportohet se një makinë fuoristradë dhe një tjetër i tipit “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Ndërsa është bërë me dije se nga aksidentet nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se rreth 2 orë më parë një aksident me vdekje u regjistrua në aksin Peshkopi-Maqellarë, ku një automjet doli nga rruga e për pasojë 1 humbi jetën dhe 3 të tjerë mbetën të lënduar./Opinion.al

Pas