Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, të hënën e 27 dhjetorit.
Sipas “abcnews”, pista e re e cila po hetohet lidhur me shkaqet e vrasjes së të riut të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe jo ajo e hakmarrjes, pistë që është lakuar deri më tani.
Ndër të tjera burimi thekson se një ditë më parë Albi ishte kërcënuar nga persona të paidentifikuar në fshatin ku dhe u ekzekutua, pasi dyshohet se një ngarkesë lënde narkotike e kapur në kufi me Greqinë të jetë dhe shkaku kryesor i vrasjes së tij.
Viktima sipas informacioneve dyshohet se ka pasur rreth 200 000 euro borxh personave të ndryshëm, që mund të jenë dhe autorët e ekzekutimit të tij.
Ndërkohë edhe pse faktet e reja kanë ndryshuar rrjedhën e pistës, grupi hetimor nga hetimi nuk përjashton as atë të hakmarrjes.
Kujtojmë se 32-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e të hënës, më 27 dhjetor në fshatin Gjoçaj në Peqin. Albi Bashaliu ishte vëllai i Leonad Bashaliut, ky i fundit në qershor të këtij viti ekzekutoi një person në Peqin. Për këtë fakt edhe grupet hetimore u fokusuan në pistën e hakmarrjes në fillim të nisjes së hetimeve.
Pak ditë më parë, policia arrestoi edhe dy persona të cilët dyshohen se mbështetën autorët e krimit të Albit Bashaliut.