Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Fushë-Krujës, ku ka dorëzuar çelësat e banesave të rindërtuara për qytetarët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk e ka kursyer humorin dhe ironinë me personat që ishin skeptikë me qeverinë.
“Ndërkohë ça nuk keni dëgjuar, në fillim keni dëgjuar që asgjë nuk do bëhet, që u mblodhën lekët e botës u futën në një thes dhe e morëm ne e çuam në Surrel. Pastaj dëgjuat që nuk kanë mundësi të bëhen falas sepse falas nuk i ka bërë askush. Është e vërtetë, që ne i kemi parë për të mësuar nga të gjitha programet e rindërtimit ku ka rënë tërmeti, dhe nuk kemi pare asnjë program rindërtimi edhe në vendet e fuqishme që mos jetë me kredi. Çdo shpi është falas, mund t’i mbani t’i shisni vetëm me bravat duhet të bëni kujdes se me kohët që kanë ardhur mund të bllokohen. Këtu ishte një fushë, edhe menjëherë, “keni shku të bëni vila për vete”,-tha Rama nga Fushë-Kruja.