Miss India është përballur me një situatë të pazakontë gjatë spektaklit Miss Universe, kur prezantuesi Steve Harvey i kërkoi të mjaullinte si një mace.
“Kam dëgjuar që po bëni disa imitime mjaft të mira të kafshëve. Le të dëgjojmë më të mirën tuaj”, iu drejtua prezantuesi 21-vjeçares Harnaaz Sandhu.
“Oh Zoti im, Steve, nuk e prisja ta bëja këtë në një skenë botërore,” u përgjigj Sandhu, ndërsa më pas shtoi: “Unë duhet ta bëj këtë, nuk kam zgjidhje tjetër.”
Video tregon se si bukuroshja është detyruar të mjaullijë si një mace, ndërsa rrjeti ka shpërthyer në kritika ndaj prezantuesit duke e konsideruar atë “të pandjeshëm kulturalisht” dhe “krejt të papërshtatshëm”./Opinion.al
#MissIndia meowing in front of millions of people……#MissUniverse2021 pic.twitter.com/9rEc6OYxA0
— Romardo ?? (@romardolyons) December 13, 2021