InstaBIZ

Prezantuesi detyron Miss-in të mjaullijë si një mace, rrjeti shpërthen në kritika


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:27 - 13/12/21 |
el ida

Miss India është përballur me një situatë të pazakontë gjatë spektaklit Miss Universe, kur prezantuesi Steve Harvey i kërkoi të mjaullinte si një mace.

“Kam dëgjuar që po bëni disa imitime mjaft të mira të kafshëve. Le të dëgjojmë më të mirën tuaj”, iu drejtua prezantuesi 21-vjeçares Harnaaz Sandhu.

“Oh Zoti im, Steve, nuk e prisja ta bëja këtë në një skenë  botërore,” u përgjigj Sandhu, ndërsa më pas shtoi: “Unë duhet ta bëj këtë, nuk kam zgjidhje tjetër.”

Video tregon se si bukuroshja është detyruar të mjaullijë si një mace, ndërsa rrjeti ka shpërthyer në kritika ndaj prezantuesit duke e konsideruar atë “të pandjeshëm kulturalisht” dhe “krejt të papërshtatshëm”./Opinion.al

 

Pas