Kronikë

Vritet me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, merret në pyetje shoku i viktimës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:01 - 14/12/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.  Një i ri ka humbur jetën pas një sherri në rrugën “Irfan Tomini”. Viktima është identifikuar si 29-vjeçari Jurgen Duka. I riu u konfliktua me një person tjetër, të dy dyshohet në gjendje të dehur.

Gjatë konfliktit u qëllua me armë në drejtim të 29-vjeçarit. Jurgen Duka mbeti i plagosur fillimisht, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve tê marra.

Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë të pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarja.

Policia e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit./Opinion.al

Pas