Aktualitet

Ngrica dhe temperatura deri në -7°C! Vijon ndikimi i të ftohtit siberian në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 14/12/21 |
Opi Nion

Edhe gjatë ditës së sotme do të vijojë ndikimi i të ftohtit siberian mbi vendin tonë, duke bërë që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe ngrica gjatë pjesës së parë të ditës kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat luginore do ketë prezencë të mjegullës.Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash në gjysmën lindore të vendit edhe pse nuk do ketë reshje.

 =Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -7°C në verilindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 11°C.

Era do të fryjë mestare deri e forte me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./Opinion.al

Pas