Bota

Përplasja e anijeve në Baltik, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 14/12/21 |
Opi Nion

Dy persona u arrestuan më 13 dhjetor, pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik në bregun suedez. Një person vdiq si pasojë e këtij incidenti.

Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat.

Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, derisa përfshinë mundësinë e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier.

Ndërkaq kompania, Scotline, të cilës i takon anija britanike njoftoi se i gjithë stafi u testua për drogë dhe alkool. Rezultatet dëshmuan që sy pjesëtarë patën në gjak më shumë alkool se që lejohet ligjërisht.

Ekipet e shpëtimit kërkuan me orë të tëra dy personat fillimisht të zhdukur, pjesëtarë të stafit të anijes daneze e cila u përmbyt. Megjithatë, një person ende nuk u gjet.

Përplasja mes dy anijeve ndodhi në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad më 13 dhjetor. Johan Nilsson, përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha për mediat suedeze që anija daneze pësoi shumë dëme pas përplasjes./REL

Pas