“Nuk do të pranoj vijën e kuqe të askujt”, kështu iu përgjigj Joe Biden gazetarëve të cilët e pyetën nëse do të pranonte vijën e kuqe të Vladimir Putinit për Ukrainën, kundër hyrjes eventuale në NATO.
“Ne i kemi njohur veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe parashikimi im është se do të kemi një diskutim të gjatë”, shtoi presidenti amerikan duke iu referuar samitit të ardhshëm virtual me homologun e tij rus, sipas grupit të reporterëve që ndjek Biden./Opinion.al