InstaBIZ

Angela Martini bëhet me fëmijë, falenderon nënën surrogate për shtatzëninë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 04/12/21 |
Opi Nion

Angela Martini është bërë nënë e një djali të sapoardhur në jetë. Sikurse ka bërë me dije vetë modelja ajo nuk ka qenë megjitatë mbartëse e shtatzënisë, por ka zgjedhur që fëmija të vijë në jetë përmes një nëne surrogate. I vogli quhet Kyree Martini Savulescu.

“Kyree Martini Savulescu, bekimi i dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një nënë surrogate të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi“, ka shkruar modelja krahas fotos të së birit publikuar në Instagram./Opinion.al

Pas