Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA miraton masat më të rrepta për udhëtimet pas zbulimit të rasteve me Omicron

2021/12/03 at 5:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA miraton masat më të rrepta për udhëtimet pas zbulimit të rasteve me Omicron

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit, Presidenti Joe Biden njoftoi masa më të rrepta testimi për udhëtarët që hyjnë në vend, një zgjatje të kërkesave për mbajtjen e maskave në transportin publik, si dhe një premtim për të ofruar 200 milionë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e tjera në muajt e ardhshëm.


Ata që kanë në plan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitur për të ndjekur protokolle më të rrepta për COVID-19.

Përveç vaksinimit të plotë, duke filluar nga java e ardhshme, udhëtarët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga kombësia, duhet të tregojnë një test negativ, të bërë një ditë para nisjes, në vend të tre ditëve siç është tani.

“Kjo kohëzgjatje më e shtrënguar e testimit ofron një shkallë shtesë mbrojtjeje ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë variantin Omicron. Ne po zgjerojmë kërkesat për të vënë maska gjatë udhëtimeve me avionë, trena dhe forma të tjera të transportit publik gjatë muajve të dimrit.”

Presidenti Joe Biden i njoftoi masat të enjten, së bashku me planet për të shtuar vaksinimet dhe dozat përforcuese për të moshuarit dhe fëmijët dhe për t’i bërë testet e COVID-it falas dhe më të disponueshme – një strategji e shumëanshme për t’u përballur me variantin e ri Omicron dhe për të shmangur mbylljet.

Një individ që udhëtoi nga Afrika e Jugut rezultoi pozitiv në Kaliforni të mërkurën, rasti i parë me variantin Omicron i zbuluar në Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka kufizuar udhëtimin nga nëntë vende afrikane, përfshirë Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë.

Në 100 ditët e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID jashtë vendit.

“Unë gjithmonë do të sigurohem që së pari të mbrohen njerëzit tanë. Por vaksinimi i botës nuk është vetëm një detyrim moral që ne kemi – është mënyra se si ne i mbrojmë amerikanët, siç po shohim me këtë variant të ri”, tha presidenti.

Dozat do të dërgohen gjithashtu në zonat e konfliktit dhe mjedise të tjera humanitare si kampet e refugjatëve, pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga administrata mes kompanisë Johnson&Johnson dhe programit ndërkombëtar COVAX për shpërndarjen e vaksinave, për të imunizuar njerëzit që nuk përfitojnë nga programet qeveritare.

“Ne punojmë përmes partnerëve të besuar të shëndetit globalë si Kombet e Bashkuara, OJQ të tjera të besuara që mund të shpërndajnë ndihma humanitare dhe asistencë, përfshirë dozat e vaksinave në komunitete”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Një analizë e fundit e Universitetit Duke thotë se për të arritur objektivin e fundvitit të OKB-së për të vaksinuar të paktën 40 për qind të popullsisë së botës, vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme u duhen 650 milionë doza shtesë përtej atyre që janë planifikuar të marrin nga programi COVAX.

“Kjo mund të duket shumë, por ne kemi parashikuar gjithashtu që vendet me të ardhura të larta – pra anëtare të G-7 dhe Bashkimit Evropian – ka të ngjarë të kenë në dispozicion më shumë se 800 milionë doza të tepërta që mund t’i rishpërndajnë pasi të përmbushin nevojat e brendshme”, tha Krishna Udayakumar me Qendrën Inovatore Duke Global Health.

Ndërsa shpërndarja e barabartë e dozave mbetet një problem, në shumë vende të botës problemi më i madh mund të jetë skepticizmi se vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe të efektshme. Administrata Biden thotë se po ndihmon gjithashtu vendet e tjera të kapërcejnë hezitimin e vaksinave në popullatat e tyre./ VOA

Etiketa: MasatOmicronshba


Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar
Bota

Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar

4 Qershor, 2026 2:16 pm
Para
UNDP:Rekomandime për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në arsim

UNDP:Rekomandime për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në arsim

Berisha: Demokratët u ngritën mbi presionet e qeverisë dhe peng-kryetarit të PD

Berisha: Demokratët u ngritën mbi presionet e qeverisë dhe peng-kryetarit të PD

“Toyota Yaris”/Berisha-Bashës:Jep dorëheqjen,Belgjika do e çojë për ndjeke penale

“Toyota Yaris”/Berisha-Bashës:Jep dorëheqjen,Belgjika do e çojë për ndjeke penale
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
4 Qershor, 2026

Shpërthen sërish kaosi në Qytetin e Meksikos, pikërisht një javë nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit. Në vend kanë...

Lexo më shumë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
4 Qershor, 2026

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK. Paraditen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}