Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emocione dhe karrierë, Dhjetori intensiv për shenjat e horoskopit

2021/11/30 at 1:57 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Emocione dhe karrierë, Dhjetori intensiv për shenjat e horoskopit

Shigjetarët ndodhen në muajin e tyre dhe do ta gjejnë veten si shpëtimtarë gjatë kësaj kohe. Por për disa shenja do të nevojiten hapa më të matur gjatë Dhjetorit, konstaton astrologia e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Meri Gjini.


Disa prej shenjave duhet të presin edhe pak për shkëlqimin e tyre i cili do të vijë pas Dhjetorit, ndërsa në qendër do të jenë çështjet emocionale.

Dashi-Elokuenca dhe përshtatshmëria e projekteve të tyre të zhvillimit profesional me kohën, kjo do të ishte mençuria e tyre e vënë në punë e zbatim që do të sillte një rritje të ndjeshme të ritmit dhe të ardhurave të tyre. Kjo do të ndihet shumë fort në ditët e fundit për shkak të kalimit të planetit të fatit nga Ujori në Peshk që do të sjellë shumë ndryshime pozitive e optimiste në energji. Ka edhe këmbime ekonomike të mira, por janë momente të cilat do të jenë nga data 12 deri në 20. Në pjesën sociale dhe të lëvizjeve janë mirë por do t’iu duhet të organizojnë axhendën pas datës 12 e në vazhdimësi.

Demi-Kujdesi i vetëm që do të duhet duke qenë se Urani është në këtë shenjë në një katërkëndësh, përfshihen çështjet familjare e personale. Mjafton që të mos marrin vendime të mëdha e të rëndësishme, si për bashkim apo për ndarje. Duhet ta jetojnë të përditshmen të qetë, pa vendime të forta këtë muaj pasi nuk është i favorshëm apo vështirë se do t’i rezistonte kohës. Kjo do të sillte situata të çuditshme apo do të devijonte vëmendjen nga pjesa e prakticitetit të tyre. Ndryshimet do të vijnë për mirë, por në Janar.

Binjakët-Nëse duan t’i marrin më të mirën Dhjetorit, duhet të jenë shumë të vëmendshëm me detajet ndaj çdo hapi profesional e në karrierë, për t’i paraprirë çdo lloj gjëje që mund të kemi rreth datës 20. Sido të jetë, rezultati përfundimtar i Dhjetorit do të lërë një shije shumë të mirë. Pasione pak më të sforcuara në dashuri pasi Venusi kthehet në të kundërt, por do të kenë mundësi të nxjerrin edhe të bukurat.

Gaforrja-Raportet personale, në çift dhe planet profesionale duke u ngatërruar në të kaluarën do të krijojnë një lëmsh emocional me mendimet e tyre për të ecur përpara apo për të marrë dhe rikthyer të vjetrën. Mos ta bëjnë sepse e kaluara ka ngelur pas, është thjesht çorientim dhe do të prishte energjinë e muajit Dhjetor. Muaji do të mbyllet me optimizëm dhe ritëm të përshpejtuar në çështjet e punës, për mirë sepse do të dalin nga rutina e do të jenë shumë më prodhues.

Luani-Çështjet e fizikut duhen zgjidhur, Saturni është përballë në hyrje me Uranin. Çfarë kanë në trupin e tyre është mirë mos ta mbartin për 2022, duhet t’i kenë përfunduar deri në datën 19-20 edhe pse eklipsi i Diellit është ai që do të shkaktojë ankth apo pasiguri në raport me veten apo atë çfarë përfaqëson ndërmjet çfarë duan dhe dinë të bëjnë. Disa, sidomos ata të lindurit nga data 1-10 Gusht duket sikur do të kenë shanse shumë të mira për momente të forta pozitive.

Virgjëresha– Në organizim të hapave dhe lëvizjeve të veta, do ta gjejë veten dhe 24-orëshin të mbushur me një ritëm të tillë. Ka vend për pozitivitet, hyn te shenjat që do të ngarkohet më pak, nuk do të përfshihet shumë në këto ndryshime intensive, edhe pse mund ta teprojnë me shpenzimet, por duke bërë bilancin në të njëjtën kohë. Ose duhet ta bëjnë bilancin pa ardhur data 12 se çfarë ka planifikuar dhe mos ta zgjerojë më buxhetin ose nëse e lë për kur i duhet, mund ta teprojë dhe t’i shtohet pasiguria. Planeti i fatit përballë hap rrugën e bashkëpunimeve të mira për të cilat do të flasin shumë gjatë vitit 2022.

Peshorja-Hyn te të privilegjuarit sepse pjesa e punës dhe e ekonomisë së tyre është mbi baza të mbështetura fort në hapa të sigurta që kanë hedhur, përgjegjësi që kanë marrë përsipër apo do të marrin deri në datën 12. Aty ku do të ngatërrohen pak është në pjesën emocionale. Ka vend për ngjyrosje, por duket sikur do të merren më shumë me plagët e vjetra se sa të shohin historitë e reja. Ngjyrat emocionale duhet t’i vendosin nga e tashmja e tyre.

Akrepi-Ekonomia, buxheti është prioritet dhe nuk do të mungojnë shpenzimet e tepruara. Po ashtu as jeta personale e sociale dhe pozitiviteti do të jenë të pranishme teksa intensiteti i tyre vazhdon të jetë i lartë dhe me shumë përgjegjësi deri në datën 12. Në datën 12-13 vazhdojnë të jenë në qendër raportet personale, në çift, familjare në tonacione, ritëm, por edhe si do të ndërveprojnë. Pas datës 12, gjërat lehtësohen, luftërat futen brenda tyre dhe dinë ta bëjnë mirë këtë. E menaxhojnë shumë mirë pjesën brenda territorit të vet, por kur vjen puna që kanë më shumë se sa duhet mnë mendime, mund të kenë shpërthime, të cilat i kanë rrallë. Pas datës 12 do të hyjnë në rutinën e tyre.

Shigjetari-Protagonistët e periudhës kanë ciklin e tyre hënor, në Eklips, por përballë tyre në datën 4. Në datën 19 kanë Hënën e plotë te Binjakët, ndaj ka Diell, Mërkur, që do t’iu bashkëngjitet edhe Marsi duke i bërë të mençurit e shoqërive e grupimeve sepse do të japin ide atje ku nuk e presin. Do ta gjejnë veten duke ndarë mendimin e tyre por që do të rezultojë si ide shpëtuese për shumë njerëz. Do të marrë formë të qartë strukturimi i bazës së tyre të punës, karrierës. Produkti i kësaj do t’i lumturojë pas 29 Dhjetorit e në vazhdimësi, edhe pse ka dy momente shumë të mira, data 14 dhe 22 që do të kenë të ardhura të mira.

Bricjapi-Dashuria, emocioni, mënyra si ndihen, konfuzitet emocional, pikëpyetjet, dilemat janë ato që do t’i mundojnë për një kohë të gjatë pasi Venusi në të kundërt deri në fund të Janarit e do të kthehet më pas në të drejtë, por qëndron tek ata deri në Mars. Për sa i përket detyrimeve profesionaleve që kanë marrë përsipër, ia dalin mbanë shumë mirë. Fizikisht janë të aftë për të përballuar gjithçka, por vendosja në vijë të drejtë të emocioneve do të jetë një proces i mundimshëm dhe shpesh do ta gjejnë veten me nevojën për t’i ndarë pikëpyetjet. Prakticiteti është mjaft mirë, megjithatë në planin afatgjatë duket mirë, ndërsa afatshkurtër të kenë kujdes me shpenzimet.

Ujori-Saturni tek ta është në katërkëndësh me Uranin, gjë që për sa i përket çështjeve të tyre të punës, sidomos atyre të lindur nga data 1-10 të Shkurtit, kanë momente shumë të mira e të forta për zhvillim. Lajme të mira do të ketë për ata të lindurit në ditët e fundit pasi planeti i fatit ndodhet tek ta dhe drejt datës 20 do të arrijë maksimumin e mundshëm të rritjes. Në çështjet e punës e të ekonomisë është muaj i mirë, ndërsa për gjendjen emocionale do të ketë dilema mes të tashmes e të djeshmes.

Peshqit-Neptuni në hyrje pozitive me Mërkurin nga Shigjetarët do ta bëjnë kreativitetin, studimin, shkollën, formatimin, formimin, idetë, festat t’i gjejnë në vijën e parë të aktivitetit. Kanë dëshirën për t’u marrë seriozisht me karrierën, në mendje se praktikisht e kanë më në brendësi ose në fillimet e vitit që vjen. Puna do të kërkojë intensitet maksimal sidomos nga mesi i Dhjetorit deri në mesin e Shkurtit. Ideja se planeti i fatit do të shkojë tek ata do t’i bëjë të buzëqeshin vesh më vesh./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Zbardhet dëshmia e motrës së Çalamanit:Më kërcënoi që t’i sillja vajzën në shtëpi

Zbardhet dëshmia e motrës së Çalamanit:Më kërcënoi që t’i sillja vajzën në shtëpi

Arqipeshkvi i ri/ Meta: Urime Imzot Dodaj, Rama: Zoti qoftë me ju në këtë mision

Arqipeshkvi i ri/ Meta: Urime Imzot Dodaj, Rama: Zoti qoftë me ju në këtë mision

Torturuan për vdekje Ilia Karelin,gjykata greke iu lehtëson dënimin 12 gardianëve

Torturuan për vdekje Ilia Karelin,gjykata greke iu lehtëson dënimin 12 gardianëve
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}