Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka postuar në faqen e saj në Instagram një letër të shkruar me shkrim dore nga Erjola, një 15-vjeçare nga Kurbini, e cila e falenderon atë për rindërtimin e shkollës së saj të shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Von der Leyen teksa publikon letrën e adoleshentes shqiptare thotë se ndihet e prekur dhe gjithashtu thekson se kjo letër është kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku.
“Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik.
Ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së.
Kjo letër më preku. Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria.
Dy vite më parë, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke vrarë dhjetëra. Ndër bashkitë më të prekura ishte Kurbini dhe ndër ndërtesat e shkatërruara ishte shkolla e Erjolës”, shkruan Von der Leyen./Opinion.al