Bota

E kapin dhimbjet e lindjes, deputetja merr biçikletën për në spital:Kështu ndodhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 28/11/21 |
Opi Nion

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në Zelandën e Re. Një deputete, e cila ishte gati për lindje,  shkoi me biçikletë në spital.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëdhënësja e Partisë së Gjelbër kur ishte ministre tre vjet më parë bëri një udhëtim të ngjashëm. Zonja Genter, 41 vjeç, është një avokate e njohur dhe e hapur e çiklizmit.

Politikania e lindur në SHBA tha se kontraktimet e saj “nuk ishin edhe aq të mëdha” kur ajo dhe burri i saj vendosën të shkonin në spital me biçikletë./Opinion.al

Pas