Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Peng-kryetari të largohet”, Berisha: Është gabim i madh i jetës sime që…

2021/11/09 at 5:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Peng-kryetari të largohet”, Berisha: Është gabim i madh i jetës sime që…

Vendosur për ta larguar nga drejtimi i PD, ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Pogradeci, se Lulzim Basha nuk e meriton besimin e demokratëve dhe se duhej të ishte larguar që në vitin 2017.


Berisha e ka cilësuar gabimin jetës që nuk vendosi të garonte për drejtimin e PD që në vitin 2017, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, selia blu do të mund të kishte marrë drejtimin e qeverisë.

 “Kryetari pa parti harroi votën tuaj dhe u mor me karrigen e tij nga frika se mund t’i ikte ajo. Për këtë kemi ndërmarrë këtë proces me demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë. Foltorja është shndërruar në një burim shprese dhe kjo është merita juaj. Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht nga ju. Ndërpreu çdo kontakt me ju. Komunikon me katër muret. Nuk njeh ligj dhe as statut. Sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo si një njeri i shkolluar në një vend perëndimor. Në këto kushte, pas një dhunimi flagrant të statutit, pas shkelmimit flagrant të forumeve të partisë, pas shkëputjes totale të tij nga anëtarësia e partisë, vetëm pse nuk është vetja e tij, në vend të dorëheqjes vazhdon e zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se për mua nuk ka forume e statut, nuk ka kuvend, njëherë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë, nuk mund të flasë për kohën. Është një gabim i madh i jetës sime që në vitin 2017 kur i kërkova të japë dorëheqjen për humbjen poshtëruese, unë duhet të dilja në garë dhe të shpëtoja PD-në nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj. Kjo nuk është një nismë për interesa personale dhe ata që besojnë një gjë të tillë mashtrojnë veten. Kjo është betejë për mbrojtjen e statutit. Nëse nuk e mbroj statutin kur ai thyhet në mënyrë flagrante, kush mund ta mbrojë tjetër? Nëse nuk mbroj unë forumet, kush mund t’i mbrojë tjetër? Nëse nuk mbroj votën tuaj, kush duhet ta mbrojë atë?” tha Berisha./ Opinion.al

Etiketa: BashaberishaPD


Ju sugjerojmë

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

8 Qershor, 2026 12:47 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

8 Qershor, 2026 12:36 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor
Politikë

Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor

8 Qershor, 2026 12:30 pm
Avioni shpërthen gjatë uljes në Republikën Domenikane, humbin jetën 2 persona
Bota

Avioni shpërthen gjatë uljes në Republikën Domenikane, humbin jetën 2 persona

8 Qershor, 2026 12:28 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Kamëz

8 Qershor, 2026 12:06 pm
Para
Sa firma janë mbledhur? Berisha: Nesër dorëzojmë firmat për Kuvendin Kombëtar

Sa firma janë mbledhur? Berisha: Nesër dorëzojmë firmat për Kuvendin Kombëtar

Kryeministri grek premton kthimin e pensioneve për Vorio-Epiriotët

Kryeministri grek premton kthimin e pensioneve për Vorio-Epiriotët

Rusia rikthen kufizimet pas rritjes së infektimeve me koronavirus

Rusia rikthen kufizimet pas rritjes së infektimeve me koronavirus
















TE FUNDIT

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të prodhuar nga inteligjenca artificiale, e cila ironizon deklaratat e tij të bëra...

Lexo më shumë

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
8 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me...

Lexo më shumë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
8 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Paskuqanit, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën 26-vjeçari Ardian...

Lexo më shumë

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
8 Qershor, 2026

Punëtorët e stadiumit në Los Angeles kanë votuar për të autorizuar një grevë, ndërsa vendi përgatitet të presë ndeshjen hapëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}