Kryesore

Kryeministri grek premton kthimin e pensioneve për Vorio-Epiriotët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 09/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka takuar këngëtarin Christos Mastoras, me të cilin ka diskutuar edhe lidhur me çështjen e sigurimit të Vorio-Epiriotëve.

Këngëtari i grupit “Melisses”, e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe një foto me kryeministrin grek.

“Rreth 1 vit e 9 muaj më parë, pak para pandemisë, i shkrova një letër dixhitale qeverisë, për pensionet dhe kompensimin për personat në nevojë të Vorio-Epirit”-ka shkruar këngëtari.

Ndër të tjera ai shkruan se ka marrë premtimin nga Mitsotakis për miratimin e pensioneve për të moshuarit në Vorio-Epir. Këngëtari thekson se pret që ky premtim të paraqitet edhe në projektbuxhetin për vitin 2022./Opinion.al

Pas