Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar 46 humbje jetë nga koronavirusi.
Po gjatë këtij harku kohor, në shtetin fqinj janë regjistruar dhe 2601 raste të reja me COVID.
Ndërkohë, vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 347 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 687.278 persona mes të cilëve 50.9% janë meshkuj, ndërsa kanë humbur jetën 15,289 pacientë.