Rajoni

13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 14/10/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut regjistroi sot 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Maqedonia e Veriut e ka kaluar “valën e fortë” të koranavirusit dhe se për momentin nuk pritet ndonjë valë e re.

Rreth 790,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me së paku një dozë. Rreth 750,000 kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa rreth 1,000 edhe dozën e tretë.

Pas