Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar

2021/10/01 at 8:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar

Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin.

Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna.

Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”, tha ai.

De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen.

“Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t’i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë”, tha ai.

Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut.

“Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai.

Një terapiste nga Nju Jorku, e cila nuk dëshiron të vaksinohet ka marrë një justifikim të përkohshëm fetar. Ajo thotë se është e bindur se një gjykatës do të vendos në favor të saj gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në tetor.

“Kërkesa ime për t’u përjashtuar nga detyrimi për t’u vaksinuar bazohet kryesisht në justifikimin fetar, në faktin se, siç thashë, kam punuar me pacientë me Covid-19 për një vit e gjysmë dhe nuk u infektova. Unë besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës që punova në spital”, thotë terapistja Anna Petti.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se ajo është e gatshme të marrë veprime të tjera për të shtuar numrin e punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme.

“Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të më dhënë fuqitë emergjente të nevojshme për të trajtuar mungesat në sektorë të caktuar. Kjo do të më jepte mundësinë për të dislokuar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare, për të angazhuar personelin mjekësor, që ka dalë ne pension, dhe për të sjellë këtu njerëz nga zona të tjera”, tha guvernatorja e Nju Jorkut.

Fushata e re e vaksinimit pason vendimin e një gjykate federale këtë javë se qyteti i Nju Jorkut mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin e shkollave publike./ VOA

Etiketa: covid-19punashbaVaksina

Ju sugjerojmë

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Para
E-Albania nuk njeh rrugën, vajza e vogël nuk regjistrohet dot në shkollë

E-Albania nuk njeh rrugën, vajza e vogël nuk regjistrohet dot në shkollë

Aksident në rrugën Milot-Mamurras, plagoset 27-vjeçarja

Aksident në rrugën Milot-Mamurras, plagoset 27-vjeçarja

Grushtoi në fytyrë gjyqtarin dhe u pezullua për 5 vjet, trajneri: Më vjen turp

Grushtoi në fytyrë gjyqtarin dhe u pezullua për 5 vjet, trajneri: Më vjen turp

TE FUNDIT

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
23 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit. Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com