Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transformimi digjital, Drejtoresha e Vodafone Europe: Shqipëria vend me potencial

2021/09/30 at 11:59 AM
në -Teknologji, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Transformimi digjital, Drejtoresha e Vodafone Europe: Shqipëria vend me potencial

Sektori i teknologjisë dhe telekomunikacionit është vërtet kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, çka u duk më qartë gjatë pandemisë, me nevojën emergjente për dixhitalizimin e çdo procesi.


Një prej kompanive që po kontribuon dhe mundëson dixhitalizimin në shumë vende të botës dhe që konsiderohet si partner i suksesshëm i bizneseve dhe konsumatorëve, është Vodafone Group, që prej 20 vitesh operon edhe në tregun shqiptar si një prej investitorëve të huaj më të rëndësishëm në vend.

E ndodhur për një vizitë të shkurtër e shumë intensive pune në Tiranë, Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray dha një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku theksoi se Shqipëria është një ndër tregjet me performancën më të mirë e se ka shumë potencial e mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

“Qeveria e vendit tuaj është shumë e fokusuar te dixhitalizimi. Ky është një mjedis pro biznesit, ndaj do të donim të luanin rolin tonë si një aktor global për të bërë ç’është e mundur që Shqipëria të përfitojë nga
ekspertiza dhe eksperienca jonë, për të përshpejtuar përparimin ekonomik dhe atë të shoqërisë në përgjithësi.” – tha Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, duke renditur më pas tre strategji të rëndësishme të Vodafone Group në Shqipëri: ofrimin e një cilësie superiore të rrjetit, si në rrjetin e lëvizshëm, edhe atë fiks, çka do të arrihet përmes futjes së teknologjisë 5G dhe përmirësimit të teknologjisë së rrjetit fiks; transformimin dixhital, ku që tani po zbatohen aftësi dixhitale të klasit botëror në Shqipëri, si dhe vazhdimi i projekteve për të zhvilluar dhe aftësuar më tej talentet e reja, gjë që do ta shndërronte Vodafone Albania në një inkubator të iniciativave të reja të inovacionit dhe Shqipërinë një nga tre laboratorët dixhitalë të Evropës, që do të punojë për sipërmarrjet e grupit.

Gjatë intervistës, znj. Serpil foli për objektivin parësor që Vodafone pati gjatë kohës së pandemisë për t’u siguruar që klientët dhe komunitetet ku operon të ishin të lidhur në rrjet dhe të kishin mbështetjen e duhur. “Kemi mbështetur 1.5 milionë punonjës të shëndetësisë përmes fondeve dhe shërbimeve tona, si dhe iu kemi siguruar akses pa pagesë në faqe shëndeti online 15 milionë njerëzve. Në të njëjtën kohë, iu ofruam mbështetje 5 milionë studentëve, duke iu siguruar akses pa pagesë në faqe interneti dixhitale, si dhe 4 milionë bizneseve.

I gjithë ky plan mbështetjeje kap një shifër prej 150 milionë eurosh dhurime në materiale, nga të cilat kanë përfituar 100 milionë njerëz”. Drejtoresha e Vodafone Europe vijoi më tej edhe me investimet
konkrete e konsistente të bëra në Shqipëri, të fokusuara kryesisht në cilësinë e rrjetit, duke bërë që Vodafone të ketë rrjetin më të mirë.

Ajo u shpreh entuziaste se bizneset në Shqipëri ndjekin strategjinë e Vodafone dhe se po bëhen kështu kontribues të rëndësishëm në strategjitë e grupit Vodafone. Pyetjes së gazetares Çifligu për hyrjen e Vodafone Albania edhe në tregun e internetit fiks në Shqipëri, pas blerjes së ABCom, znj. Serpil iu përgjigj se kjo është një blerje strategjike nga ana e kompanisë dhe në  përputhje me strategjitë globale për t’iu ofruar klientëve shërbime të konverguara.

Biseda në studion e Euronews preku gjithashtu çështjet sociale që Vodafone mbështet, me qëllimin për të ndërlidhur të gjithë, në emër të një të ardhmeje më të mirë. “Kemi tre prioritete: i pari është të mbështesim krijimin e një shoqërie dixhitale; i dyti, gjithëpërfshirja, që askush të mos mbetet pas dhe i treti, të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit. Kemi ndërmarrë disa iniciativa në të gjithë botën për të përmbushur këto tre prioritete.”- tha znj. Serpil, duke theksuar C2 General se Shqipëria është një shembull i mirë i iniciativave të rëndësishme që po ndërmerren për gratë, njëra prej të cilave është fushata “Hidh një h’app”, ku përmes teknologjisë do t’iu vihet në ndihmë grave të rrezikuara nga dhuna, veçanërisht ajo në familje apo dhe iniciativat për ruajtjen e planetit, duke operuar në treg me burime energjie 100% të rinovueshme, çka e bën Shqipërinë një ndër shembujt më të mirë të përdorimit të energjisë ekologjike.

Në fund të bisedës, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Europe shprehu bindjen e saj të fortë
se Shqipëria ka shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

Etiketa: reklameVodafone


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

6 Qershor, 2026 9:57 am
Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor, 2026 9:46 am
Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

6 Qershor, 2026 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

6 Qershor, 2026 9:08 am
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
Kronikë

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

6 Qershor, 2026 9:06 am
Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Kryesore

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

6 Qershor, 2026 9:01 am
“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi i ditës, 6 Qershor 2026

6 Qershor, 2026 8:44 am
Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Para
Ish-presidenti Sarkozy sërish në gjyq, gjykata e deklaron fajtor për…

Ish-presidenti Sarkozy sërish në gjyq, gjykata e deklaron fajtor për...

Dosja e lobimit në SHBA, PD- Kokalarit: Nesër do të padisim për shpifje

Numri i lartë i azilkërkuesve, PD: Shqipëria e Ramës po shkretohet

Mbledhja e ministrave të Jashtëm/ Lajçek: S’ka datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi mbi reciprocitetin e targave
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
6 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
6 Qershor, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm ndaj NATO-s që...

Lexo më shumë

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
6 Qershor, 2026

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
6 Qershor, 2026

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}