Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

2026/06/06 at 9:01 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas njoftimit se në listën e projekteve të miratuara nga Korporata e Investimeve Shqiptare është përfshirë edhe ndërtimi i një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të mënyrës sesi po administrohet pasuria publike në vend.


Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se debati nuk ka të bëjë me nostalgjinë ndaj objekteve të së shkuarës, por me mbrojtjen e interesit publik dhe mënyrën sesi merren vendimet për pronat që u përkasin qytetarëve.

Sipas saj, Korporata e Investimeve është kthyer në një institucion që vepron pa kontroll, pa auditim dhe pa transparencë të mjaftueshme publike, ndërsa merr në administrim prona shtetërore dhe vendos për zhvillimin e tyre pa një proces të qartë llogaridhënieje.

Tabaku argumentoi se rasti i Pallatit të Kongreseve nuk është i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë që, sipas saj, është parë edhe në Zvërnec, në Aeroportin e Vlorës dhe në Portin e Durrësit. Në të gjitha këto raste, tha ajo, pasuria publike trajtohet si pronë e një pakice, ndërsa qytetarët mbeten jashtë procesit të vendimmarrjes.

Deputetja demokrate e lidhi këtë fenomen me atë që e cilësoi si “sistemi i përqendrimit të ekonomisë dhe pasurisë në pak duar”, duke argumentuar se mungesa e garës, transparencës dhe meritokracisë po dëmton zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky është sistemi që i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Sistemi që përqendron pasuritë tek pakica, merr vendime pa llogaridhënie dhe e trajton pronën publike si pronë vetjake. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të hapur, me konkurrencë të ndershme dhe me rregulla të barabarta për të gjithë, ku pasuria publike të administrohet në interes të qytetarëve dhe jo të grupeve të privilegjuara.

“Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit, por respekt dhe interes për pronën publike dhe pasurinë publike. Korporata e Investimeve ka njoftuar se në listën e gjatë të mbi 10 lejeve që ka dhënë për ndërtime në pronë publike, tashmë shtohet edhe kulla pranë Pallatit të Kongreseve. Korporata e Investimeve është një nga institucionet më abuzive, më të pakontrolluara, të paraportuara dhe të paaudituara, e cila merr prona publike dhe jep leje ndërtimi. Po kush janë këta që sillen me pronën publike sikur ta kenë pasurinë e tyre? Kush janë këta që veprojnë pa dhënë llogari, që marrin vendime pa asnjë transparencë? Në pronat publike po ndërtohet masivisht dhe askush nuk di çfarë po ndodh. E njëjta situatë është në Zvërnec. E njëjta situatë është në Aeroportin e Vlorës. E njëjta situatë është në Portin e Durrësit, ku pasuria publike trajtohet si mall personal, ku nuk ka vendimmarrje transparente dhe nuk ka konsultim të gjerë me opinionin publik. Ky sistem është pikërisht ai sistem që i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Është sistemi që ka sjellë përqendrimin e ekonomisë në pak duar dhe formën më abuzive të vendimmarrjes që ka njohur Shqipëria. Është sistemi që ka përqendruar pasuritë tek pakica. Sistemi që merr vendime pa llogaridhënie. Sistemi që e trajton pronën publike si pronë vetjake. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Këtë sistem duhet ta largojmë për Shqipërinë. Që vendi të ketë një ekonomi të hapur, të ketë garë dhe, në fund të ditës, të ketë meritokraci edhe në ekonomi”,-tha Tabaku.



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Para
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}