Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Holandë. Dy persona kanë ndërruar jetë ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë, raportojnë mediat lokale.
Pamjet tregojnë se i dyshuari ende i paidentifikuar, po qëllon me një hark nga ballkoni i një pallati në Almeno.
Policia bën të ditur se mes të plagosurve është edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është arrestuar.
Gjashtë ambulanca dhe gjashtë makina policie mbërritën në vendngjarje.
Policia e Overijssel në një njoftim bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 10 të mëngjesit të sotëm.