Do të rinisë sërish mbledhja e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në Kuvendin e Shqipërisë në orën 17:00 të pasdites së sotme .
Bëhet me dije se kjo është një mbledhje ceremoniale dhe pritet të votohet kryetarja e re e Kuvendit Lindita Nikolla.
Nga ana tjetër mësohet se Basha ka mbledhur sërish në selinë blu grupin parlamentar dhe mendohet që në qendër të diskutimit të tyre është kundërshtimi i votimit i kryetares së Kuvendit, Nikolla, ashtu sikurse është bërë e ditur edhe gjatë ditës së sotme. /Opinion.al