Një turistë anglezë i identifikuar me iniciale A.R., 49 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme, teksa ishte nisur nga Gjirokastra e ishte duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë.
Policia bënë me dije se duke zhvilluar hiking me motoçikleta (nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez me inicialet A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./Opinion.al