Kronikë

“Fati i lojërave”/ Në pranga 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 07/09/21 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të aksionit policor të koduar “Fati i lojërave” policia ka arrestuar 33-vjeçarin M. S., i akuzuar për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”. Gjithashtu në lokalin në pronësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit. Po ashtu, janë arrestuar A. D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç , për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S, organizonin veprimtarinë lojërave të fatit.

Gjithashtu nga njoftimi zyrtar mësohet se u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas