Mbrëmjen e së mërkurës Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me San Marinon, për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe çmimet e biletave. Sikurse shihet në posterin e FSHF çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj për personat që janë të inkuadruar pas porte dhe çmimi më i lartë është në tribunën VIP me koston e 12,000 lekësh të reja.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kombëtarja Shqiptare fitoi ndeshjen me Hungarinë me rezultatin 1-0.