Bota

Thyhet dhe pengesa e fundit, talebanët ngrenë flamurin në Panjshir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 06/09/21 |
Opi Nion

Talebanët njoftuan sot se kanë marrë kontrollin “total” dhe kanë ngritur flamurin në Luginën Panshir, bastionin e fundit të rezistencës kundër tyre që kur morën pushtetin në Afganistan në mes të gushtit.

“Me këtë fitore vendi ynë tani është plotësisht jashtë kaosit të luftës,” tha zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë.

“Disa nga kryengritësit u mundën ndërsa pjesa tjetër u largua nga lugina,” tha Mujahid duke siguruar popullin e Panshir se nuk do të ketë diskriminim ndaj tyre: “Ju jeni të gjithë vëllezërit tanë, ne do të shërbejmë së bashku për një qëllim dhe një komb.”

Mujahid konfirmoi se territori është tashmë i gjithi nën ligjin e Sheriatit.

Ai tregoi se kishin tentuar të negocionin me liderët e rezistencës në Panjshir, por ata kishin refuzuar bisedime dhe për këtë arsye situata përshkallëzoi në luftime.

Pas