Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka qenë e pranishme në Rinas, ku ka pritur grupin e parë të refugjatëve afganë, të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit në vendin tonë.
Ndërkohë për arrdhjen e refugjatëve afganë, Kim ka reaguar në një postim në Twitter.
Kim thekson se siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje njerëzve në nevojë.
“Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje njerëzve në nevojë. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, shkruan ambasadorja Kim./Opinion.al