Detaje të reja kanë dalë pasi policia zbardhi vrasjen e Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.
Sipas news 24 policia ka kqyrur aparatin celular të viktimës, prej nga lindën dyshimet se vrasësi ishte një person i njohur me Bullarin.
Pas verifikimeve rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.
Më herët autoritetet njoftuan se për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë ndërsa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Bledar Selmanaj, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular./Opinion.al