Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

33 vjet nga ekzekutimi i Havzi Nelës, Basha: Martir i lirisë

2021/08/10 at 11:38 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
33 vjet nga ekzekutimi i Havzi Nelës, Basha: Martir i lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme 33-vjetorin e vdekjes së poetit disident Havzi Nela.


Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se 33 vite më parë, regjimi gjakatar komunist në Shqipëri ndërmori një nga aktet më barbare, duke ekzekutuar me varje në litar poetin, mësuesin dhe intelektualin, Havzi Nela.

Më tej kreydemokrati shkruan se “dënimi me vdekje i poetit disident në prag të zhvillimeve demokratike, ishte një akt sa për të goditur shpirtin e rezistencës, aq edhe hakmarrje ndaj guximit me të cilin Havzi Nela sfidoi me jetën dhe veprën e tij diktaturën”.

Postimi i plotë

33 vite më parë, regjimi gjakatar komunist në Shqipëri ndërmori një nga aktet më barbare, duke ekzekutuar me varje në litar poetin, mësuesin dhe intelektualin, Havzi Nela.

Ekzekutimi mizor u krye në grahmat e fundit të bishës totalitare. Atëherë kur era e lirisë po sfidonte ideologjinë kriminale që ndau Europën dhe kur spazmat e diktaturës ishin të dukshme kudo, dënimi me vdekje i poetit disident në prag të zhvillimeve demokratike, ishte një akt sa për të goditur shpirtin e rezistencës, aq edhe hakmarrje ndaj guximit me të cilin Havzi Nela sfidoi me jetën dhe veprën e tij diktaturën.

Kjo hakmarrje primitive u bë për t’i fshehur shqiptarëve dhe botës mbarë ekzistencën e njerëzve si Havzi Nela që edhe në ditët më të errëta të regjimit totalitar, qëndruan me sytë nga Perëndimi, duke i kënduar lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të rrënjëve tona, që “lindin aty ku dielli perëndon”.

Mirëpo atë që nuk e bëri dot burgu, tortura dhe internimi, nuk e bëri dot as vrasja, e cila e përjetësoi Havzi Nelën, sepse frika me të cilin regjimi sundonte, nuk qe kurrë më e fortë se dashuria për liri, demokraci dhe atdhe.

Në këtë ditë, të kujtosh nuk do të thotë thjesht të mos harrosh, por të jetosh në përmbushje të amanetit të martirit të lirisë.

Vetëdija patriotike e Havzi Nelës se regjimi lirivrasës ishte i papajtueshëm me shpirtin e shqiptarit, është një mësim i vlefshëm për të gjitha kohërat, e në veçanti kur koha ka sjellë në trajta të tjera regjimin dhe bijtë dhe bijat e papenduar të xhelatëve të Havzi Nelës. Ne mësojmë nga jeta dhe vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm, se detyra e secilit është të ngrejë krye me guxim, kurdo dhe kudo, kur liritë dhe të drejtat dhunohen dhe perspektiva perëndimore e Shqipërisë rrezikohet.

Mbi të gjithë na rëndon pesha e përgjegjësisë jo vetëm për të nderuar patriotin e pathyeshëm dhe poetin martir, por për tu ngritur në lartësinë e veprës kurajoze të Havzi Nelës. Zemërzjarrtë dhe të gatshëm për të bërë çdo betejë për liri dhe për Shqipërinë demokratike dhe europiane.

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

 

 

 

 

Etiketa: 33-vjeori i vdekjesBashahavzi nela


Ju sugjerojmë

Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Para
Murrizi çon në SPAK 2 tendera të bashkisë Lushnje: 3 mln lekë për një lopë

Murrizi çon në SPAK 2 tendera të bashkisë Lushnje: 3 mln lekë për një lopë

Video/Po shkëmbenin kokainën në lokalin e fshatit, arrestohen 5 persona

Video/Po shkëmbenin kokainën në lokalin e fshatit, arrestohen 5 persona

Kokainë në ngarkesën me produkte peshku, burg për menaxherin e kompanisë

Kokainë në ngarkesën me produkte peshku, burg për menaxherin e kompanisë
















TE FUNDIT

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}