Zonat Bregdetare mbeten në pjesën më të madhe të ditës në dominimin e kthjellimeve. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit pas mesditës priten kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do te VIJOJNE te ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al