Blendi Teta i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, në gusht të vitit 2019, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Ai dha deklarimet e tij përpara Gjykatës së Posaçme në seancën që është mbajtur të hënën.
Teta është shprehur se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshin në atentatin mafioz.
Por prokurori i çështjes Behar Dibra, tha se në fashikujt e dosjes hetimore ka prova të mjaftueshme se Teta ka pasur rol kryesor në atentatin mafioz. Sipas tij, përveç, pamjeve filmike ka dhe prova të AND-së së Tetës që e bëjnë atë të implikuar në ngjarje.
Ish-polici Santiago Malko u vra në makinën e tij mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Porcelanit. Në atë kohë ai ishte i shpallur në kërkim, si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e bllokut me mikun e tij Ervis Martinaj, ku mbeti i vrarë një person./Opinion.al