Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, regjistrohen 11 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 19/07/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste te reja nga 3439 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Referuar buletinit të ministrisë, rastet e reja janë shënuar 2 në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3439

Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1

Pas