Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas arrestimit lihet i lirë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

2021/07/17 at 8:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas arrestimit lihet i lirë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Prishtinë, gjatë protestave kundër taksës shtesë për regjistrimin e makinës.

Pasi është lënë i lirë, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini, shkruan se dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cënimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse.

Postimi i plotë

Kundër plaçkitjes – gjithmonë!

Vendimi i Qeverisë për tiketën 5 euro është zhvatje e pastër. Mbulesa argumentative e saj qëndron tek lufta për formalizim. Kjo përpjekje është në dëm të shumicës që ka pak, por që jep shumë për buxhetin e shtetit. Zhvendosja ideologjike e Kurtit nuk na çuditi, por duhet shpjeguar pasojat. Vendimet e tilla dërgojnë drejt monopoleve, ku shërbimet janë efikase, por edhe të papërballueshme për qytetarin, dhe tutje kjo logjikë përpinë çdo mundësi për drejtësi e barazi. Është simptomatike fillim-krijimi i monopolit. Ato shkojnë dora dorës me korrupsion dhe fuqizim të oligarkisë. Krejt kjo tregon çka përfaqëson ky pushtet; vlerat dhe parimet. E njëjta kritikë vlenë edhe për temën e homologimit, e cila është shpërla nga qëndrimi fillestar. U tha që homologimi do të largohet për të gjitha veturat e më pas u tha që vetëm për veturat e reja 00. Edhe kjo politikë dëmton ata që kanë vetura të vjetra, pra përsëri goditën ata që nuk kanë.

Në anën tjetër, dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cënimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse. Plaçkitja ndaj qytetarëve nuk kaloi pa u dalluar. Investimin në imazhin e superioritetit moral e mori lumi. Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë.

Sa i përket reagimit të Qeverisë, ai erdhi nga presioni publik i shumtë. Pushteti bëri llogarinë e ditës dhe doli në humbje. Sepse pushtetet autoritare kanë numrat për bazë. Jo barazinë, por barazimin e bilanceve. Për më tepër, suspendimet nuk kanë ndodhur si rezultat i vullnetit qeveritar, por për shkak të reagimit profesional të inspektoriatit të policisë (IPK) – institucion ende i paprekur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Reagimi nuk ishte si rezultat i reflektimit qeveritar, por imponim nga qytetarët. Tentimi që të disiplinohet qytetari e dështoi këtë pushtet, në krye të herës.

Rëndësia e krejt kësaj ngjarjeje dhe insistimi në vazhdim është i lidhur me heqjen e tiketës zhvatëse. T’i kthehemi temës qendrore që na bëri bashkë dhe të fortë: pse 5 euro tiketë? Pse monopol? Pse?

I falënderoj të gjithë ata/ato që janë solidarizuar me aktivistët, kundër dhunës policore dhe kundër padrejtësisë që implikon ky vendim. Në momente si këto, organizimi i partive opozitare, qytetarëve e shoqërisë civile është shpresë e madhe për një horizont të ri.

Etiketa: arrestimbesa shahinidardan molliqaj

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video/Stuhia mbërrin në Itali, fjalët e fëmijës që e sheh: Mami, po vjen

Video/Stuhia mbërrin në Itali, fjalët e fëmijës që e sheh: Mami, po vjen

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?

Janë fotografuar vota, Gjana: Nuk janë foto nga qendrat e votimit

Mbyllet votimi në PD, Gjana: Lista fituese në mesnatë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com