Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, kreu i kësaj partie Lulzim Basha u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se zgjedhjet nuk kishin lidhje me demokracinë.
Basha theksoi gjithashtu se PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga zgjedhjet sepse të gjithë luftuan me mish dhe me shpirt jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por ndoqën rrugën e ndershme për të bërë politikë.
“Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur.
Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë.
Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.
Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama”.
Bënë propagandë me mjerimin, vuri interesin para shëndetit të qytetarëve. Kjo është pak para të vërtetës, ky është modeli që shet dështimin si fitore. Këto janë disa episode të masakrës së 25 prillit, regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar ndryshimin. Këto s’janë konstatimet tona, të një pale, as dëshmitë veç tuaja. Këto janë pjesë e raportit të OSBE dhe të Këshilliz të Evropës./Opinion.al