Audio-përgjimet e bëra ndaj Florentino Perez janë kthyer në një goditje e fortë ndaj Real Madrid. Audio-përgjimi është publikuar në El Confidencial, ndërsa ato janë realizuar në vitet 2006 dhe 2012 nga gazetari Jose Antonio Abellan.
Florentino Perez, përmes Real Madrid po mundohet të mbrohet në çdo mënyrë dhe përmes një deklarate klubi tregon sesi Abellan i ka bërë shantazh klubit dhe ka kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot.
“Në vitin 2011 gazetari Jose Antonio Abellan është takuar me zëvendës presidentin tonë Eduardo Fernández de Blas në restorantin Combarro dhe i ka kërkuar 10 milion euro për të zhdukur audion e regjistruar në mënyrë të paligjshme”,-shkruhet në deklaratë./ Opinion.al