Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studime të reja shpresëdhënëse për terapinë kundër COVID-19

2021/06/28 at 7:00 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Studime të reja shpresëdhënëse për terapinë kundër COVID-19

Nga Dr. Skendër Brataj


Tofacitinib zvogëlon vdekshmërinë në pneumoninë nga covid-19.

Trajtimi i pneumonisë së shkaktuar nga COVID-19 me tofacitinib rezultoi në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë në 28 ditë, krahasuar me efektin placebo.

Është bërë gjithnjë e më e qartë se manifestimet e rënda të COVID-19 shkaktohen kryesisht nga një përgjigje e ekzagjeruar imune e interleukinës-6, faktorit të nekrozës tumorale dhe citokinave të tjera, e cila është përshkruar si një stuhi citokinash. Tofacitinib është një frenues oral i Janus kinazës(është një ilaç që përdoret për të trajtuar artritin reumatoid, artritin psoriatik dhe kolitin ulceroz) i cili bllokon përçimin e sinjalit sapo citokina të bashkohet me receptorin e sipërfaqes së qelizës, duke zbutur kështu përgjigjen qelizore.

Për më tepër, tofacitinib ndalon prodhimin e interleukin-17 dhe gama interferonit, të cilat janë të implikuara në patogjenezën e sindromës akute të distresit respirator, një ndërlikim i zakonshëm i infeksionit COVID-19. Prandaj, tofacitinib ka potencialin të veprojë në më shumë se një rrugë për të ndihmuar në përmirësimin e dëmit që ndodh tek njerëzit e infektuar me COVID-19.

Bazuar në këto përfitime të mundshme, një ekip nga Hospital Israelit, Albert Einstein në Sao Paulo të Brazilit, ndërmori një provë të rastësishme, të dyfishtë, të kontrolluar nga  placebo për të hetuar sigurinë dhe efikasitetin e tofacitinib në pacientët e shtruar në spital me pneumoni COVID-19, të cilët nuk kanë marrë as ventilim jo invaziv dhe as ventilim invaziv. Pacientët ishin mbi 18 vjeç  dhe kishin një test PCR pozitiv për COVID-19. Ata kishin prova radiografike të pneumonisë dhe ishin ndarë në grupe (1: 1) me tofacitinib ose placebo.

Tofacitinib u administrua si një dozë orale prej 10 mg dy herë në ditë deri në 14 ditë ose deri në daljen nga spitali. Të gjithë pjesëmarrësit morën trajtim standard që përfshinte përdorimin e glukokortikosteroideve, antibiotikëve, antikoagulantëve dhe agjentëve antiviralë, megjithëse nuk lejohej përdorimi i njëkohshëm i frenuesve të tjerë, JAK ose frenuesve të interleukinës-6.

Të gjithë pacientët vlerësoheshin çdo ditë deri në ditën 28 ndërsa ishin në spital. Rezultati kryesor ishte vdekja ose insufuiçenca respiratore gjatë periudhës 28-ditore të ndjekjes së pacientëve, ndësa një rezultat dytësor ishte incidenca kumulative e vdekjes nga ndonjë shkak deri në ditën 28, antikoagulantët dhe agjentët antiviralë megjithëse nuk lejoheshin. Përdorimi i njëkohshëm i frenuesve të tjerë të JAK ose frenuesit e interleukin-6.

Rezultatet

Një total prej 289 pacientësh me një moshë mesatare 56 vjeç (34.9% femra) u përfshinë dhe u studiuan me tofacitinib (144) dhe placebo (145). Përveç kësaj, një e treta (34.9%) e pacientëve ishin 65 vjeç e lart dhe shumica (83.4%) ishin të përkatësisë etnike të bardhë. Komorbiditeti më i zakonshëm ishte hipertensioni (50.2%) i ndjekur nga diabeti (23.5%) dhe dislipidemia (17.3%), indeksi mesatar i masës trupore ishte 29.7.  Vdekja ose insufuicenca respiratore (rezultati primar) ndodhi në 18.1% të atyre që morën tofacitinib.

Ndërsa vdekja ishte 29% të atyre të caktuar në placebo (raporti i rrezikut, RR = 0.63, 95% CI 0.41-0, 97, P = 0.04). Për më tepër, vdekja nga ndonjë shkak (një rezultat dytësor) ndodhi në 2.8% të grupit të trajtuar me tofacitinib dhe 5.5% të grupit placebo.

Duke diskutuar gjetjet e tyre, autorët komentuan se si efektet e dobishme të tofacitinibit duket të jenë të pavarura nga mosha, gjinia ose përdorimi i terapisë standarde siç janë kortikosteroidet. Ata propozuan që të dhënat nga studimi aktual, sugjeruan një përfitim të madh të përdorimit të frenuesve JAK në pacientët me pneumoni të lidhur me COVID-19.

 

Etiketa: skender bratajune shkruaj


Ju sugjerojmë

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune
Bota

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune

26 Qershor, 2025 7:31 pm
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Sport

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

26 Qershor, 2025 7:14 pm
OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Bota

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

26 Qershor, 2025 6:59 pm
Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
Kryesore

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

26 Qershor, 2025 6:38 pm
Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Rajoni

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

26 Qershor, 2025 6:26 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

26 Qershor, 2025 6:12 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26 Qershor, 2025 6:06 pm
FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Bota

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor, 2025 6:01 pm
Para
Studimi: Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 ofron mbrojtje të mirë

Studimi: Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 ofron mbrojtje të mirë

Nga Blendi Fevziu-Myzerimi u vra duke ëndërruar një jetë normale

Sot, më vajtoni…

Kanadaja regjistron temperaturën rekord

Kanadaja regjistron temperaturën rekord
















TE FUNDIT

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune
26 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Bjellorusi për një vizitë pune. Avioni i udhëheqësit rus u ul në aeroportin...

Lexo më shumë

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
26 Qershor, 2025

Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri. Zyra e prokurorit të Parisit...

Lexo më shumë

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
26 Qershor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që...

Lexo më shumë

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
26 Qershor, 2025

Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali ka mbërritur këtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com