Te Fundit

Sot, më vajtoni…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 28/06/21 |
Opi Nion

Nga Enxhi Hoxha

U linda i ndryshëm mes të njëjtëve, pa e ditur se trampolina e jetës do t’më hidhte tutje, diku gjetkë veshur me përbuzjen e gjithëkujt që ishte njohës i historisë sime. Isha target i diskriminimit social, sepse mbi mua rëndonte autorësia e jetimit.

Në shoqërinë ku jetoja, dënohej ky krim e përçmimi ishte shlyerja e aprovuar masivisht.Veshur, mbaja gjithnjë rroba të mjerueshme ndershëm me etiketën “jetim”. Ulërima e varfërisë ma shoi zërin, që as shazam-i i mëshirës s’mund të më protektonte, në këtë lëtyrë të jetës ku kanibale e harbute është pafajësia!

Prehëri i nënës ishte strehë e ngrohtë dashurie,  fortifikim sigurie pa interes, shtysë se era rërën e thërrimtë do ta akumulonte të bëhej kala jetese e pranueshme.Nëna më buzëqeshte dhimbshëm çdo mëngjes, me fjalë elastike më përkëdhelte ëmbël, e papërtuar teksa ushqente shpirtin tim të plagosur prej rrudhave që skanonin vuajtjet e pambarimta të saj.

Retë e zeza ia mjegulluan sprovat, ia bënë më të vrazhdë mundin e edukimit tim, por për të treni i fatkeqësive s’i kishte ndalur ende vagonat në stacionin final.Përpiqej në qelizën e fundit, t’më siguronte standard komfort, por në tryezën tonë trishtimi lexohej mbi mbulesën që s’mbarte as kapriçot e një vakti modest.

Ky fjalëkalim jetimi zgjidhej fare lehtë, pa udhëzuesit e nevojshëm, për këtë ishte kujdesur fati im i pafat.Opsioni i mbijetesës më ofronte punë në të nxehtin afrikan, me rrezet e rënda të diellit që peshonin mbi supet e goditura nga vetmia, aq sa edhe skamja më kishte lakmi.

Dëgjoja lart e poshtë në rrugët e kasabasë për bilance lufte, aksidente me arkitekt çunat e babit me lekë, mendova se pandëshkueshmëria vriste më shumë se nofka “jetim”, pa e ditur se viktima e rradhës do të isha unë…

Dëgjova ca zëra që u bënë më të afërt pas çdo hapi që hidhnin, isha i pashqetësuar teksa bëja punën e ngarkuar me shezllonet, kur papritmas zemra po më pikonte, njësoj si ditët e lumtura. Ishte gjaku im, derdhej në përleshjen me plumbat ku e strapacuar zemra humbi, dha tentativën e fundit të rrahjes, ndaloi. E preka fundin pa faj! A vritet pafajësia?

Teksa po rënkoja, tingujt e fundit më kumbonin zërin e nënës, mundësitë që s’i zbatova sepse jeta s’më premtoi, lutjet që iu refuzuan, bindja se e nesërmja do të më gjej të pranueshëm më mashtroi, por për të fundit herë. S’kam më kohë, akrepat e jetës dëshmojnë sekondat, duhet të iki! Forca e gravitetit s’më tërheq, më duhet të fluturoj me flatrat që kushtojnë 30 lekë. Iu duken lirë? Për mua janë më shtrenjtë se as 30 vitet që s’munda të festoja…

Nënë, ty me dhimbjen therëse, të them ki durim e forcë, jeto sa t’mundesh, për ne kjo ishte formula e jetës, rezultati duhet pranuar. Unë jam mirë, larg botës së intrigave, mbllaçitjeve, padrejtësive, shtirjeve, mëkateve, kompromiseve, ligësive e aferave socio-korruptive.

E kam lëndinën e gjelbërt, zogjtë më cicërojnë zërin tënd, ëngjëjt më pritën me trishtim, por me garancinë se parajsa e Zotit është bardhësi e pafundme, drejtësi që s’zhgënjen! Jeta s’u tregua bujare me mua, por as fati s’më kurseu! Do të takohemi sërish nënë, ditën kur dhimbja do të heshtë përgjithnjë…

Pas