Bota

Kanadaja regjistron temperaturën rekord


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:04 - 28/06/21 |
Opi Nion

Në Kanada është regjistruar temperatura më e lartë pas 84 vitesh, 44.6 gradë celsius. Sipas të dhënave, ditën e diel termometri ka shënuar temperaturës më të lartë pas 84 vitesh.

Matja e temperaturës u krye në qytetin Lytton në British Columbia.  Ditët e fundit Kanadaja ka paralajmëruar qytetarët e saj për motin e nxehtë që ka përfshirë vendin, dhe parashikimet janë që do të vijohet me këtë situatë dhe gjatë kësaj jave.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të shtojnë fenomenet ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë, por dhe mot me shi e dëborë në disa vende të tjera. Po ashtu këto ekstreme të motit lidhen dhe me ngrohjen globale.

Sinoptinakët në vend i kanë krahasuar temperaturat e ditëve të fundit me ato që përballen çdo ditë qytetarët në Dubai. Temperaturat ekstreme kanë shtuar dhe shitjet e kondicionerëve në vend.

Pas