Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong

2021/06/23 at 8:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong

Gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong Apple Daily, ka njoftuar se do të mbyllet më vonë gjatë kësaj jave.

Ky vendim përbën goditje të rëndë për lirinë e mediave në këtë qytet.

Bordi i drejtorëve ka thënë më 23 qershor se edicionet e printuara dhe ato online, nuk do të publikohen pas 26 qershorit, për shkak të “situatës aktuale në Hong Kong”.

Ky vendim vjen pas arrestimit të kryeredaktorit të gazetës dhe pesë zyrtarëve tjerë ekzekutivë, pas dyshimeve se ata kanë shkelur Ligjin e ri për siguri kombëtare.

Zyrtarët po ashtu kanë ngrirë asetet në vlerë të 2.3 milionë dollarëve, që kanë qenë në pronësi të kompanive të lidhura me gazetën.

Policia ka cituar dhjetëra artikuj të publikuar nga Apple Daily si të dhëna për komplotet e supozuara për vendosje të sanksioneve të huaja ndaj Hong Kongut dhe Kinës.

Pronari miliarder i gazetës dhe themeluesi Jimmy Lai, është dënuar me burgim për pjesëmarrje në protestat pro-demokracisë, të cilat kanë shpërthyer në Hong Kong më 2019 dhe kanë sfiduar udhëheqësinë e Pekinit.

Ai përballet edhe me akuza të reja nën Ligjin për siguri kombëtare, përfshirë bashkëpunimin me shtete të huaja.

Ligji, që është kritikuar ndërkombëtarisht, i kthen në vepra penale: thirrjet për shkëputje të territorit, terrorizmin, bashkëpunimin me forcat e huaja dhe përfshin edhe ndëshkimin për burgim të përjetshëm.

Autoritetet në Pekin dhe Hong Kong, kanë thënë se legjislacioni ka qenë i nevojshëm për të sjellë stabilitet, por kritikët besojnë se ai synon të heshtë disidentët.

Më shumë se 100 persona janë arrestuar nën këtë ligj.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, çka nënkupton se ky qytet ka sistemin e vet ligjor dhe të drejtat, që përfshijnë atë për liri të shprehjes dhe liri të shtypit.

Shumë persona në Hong Kong, ashtu sikurse edhe grupe për të drejta të njeriut në demokracitë perëndimore, kanë akuzuar Pekinin për shkatërrim të lirive dhe autonomisë së këtij qyteti në vitet e fundit./REL

Etiketa: arrestimegazeteHON KONG

Ju sugjerojmë

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse
Bota

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

6 Gusht, 2025 8:52 am
Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit
Aktualitet

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit

6 Gusht, 2025 8:44 am
Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA për armëpushim në Ukrainë
Bota

Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA për armëpushim në Ukrainë

6 Gusht, 2025 8:32 am
Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave
Aktualitet

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

6 Gusht, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025 8:05 am
Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Para
Kryetari i ri i AMA-s, Vokshi: Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij

Kryetari i ri i AMA-s, Vokshi: Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij

Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të policisë

Tiranë/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të policisë

“Kushtetuesja” pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit

"Kushtetuesja" pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit

TE FUNDIT

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse
6 Gusht, 2025

Republika e vogël e Moldavisë luhatet prej kohësh mes Lindjes dhe Perëndimit. Për pak javë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në luftën...

Lexo më shumë

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit
6 Gusht, 2025

“Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova!...

Lexo më shumë

Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA për armëpushim në Ukrainë

Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA për armëpushim në Ukrainë
6 Gusht, 2025

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka arritur në Moskë më 6 gusht, ku pritet të...

Lexo më shumë

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave
6 Gusht, 2025

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com